Masat e qeverisë për emergjencën Covid-19, Renato Mekolli: “Po lini nam”

415
Sigal

Shefi i kuzhinës, Renato Mekolli është shprehur i pakënaqur për masat e qeverisë për shkak të emergjencës Covid-19.

Duke qenë se zotëron një restorant, ai kërkon që të hapet orari i lëvizjes.

Kjo për arsye se orari i lejuar është i papërshtatshëm pasi askush nuk viziton restorantet apo lokalet në një orar të tillë.

Renato ka publikuar një shkrim në llogarinë e tij në Instagram, madje duke ironizuar me faktin që në restorant do të shkelin vetëm fantazmat e koronavirusit.

“Hapni restorantet mo me orar të plotë se po lini nam! Kush do shkeli deri në orën 17:30? Apo fantazmat e koronavirusit?”- shkruan shefi i kuzhinës në postim.

Më herët, kryeministri Rama bëri të ditur masat e reja lehtësuese për emergjencën Covid-19.

Zonave të gjelbra do t’i hiqet orari i kufizimit duke nisur nga dita e hënë, ndërsa zonat e kuqe do të vazhdojnë të jenë të kufizuara.

Rama bëri me dije se do të hapet çdo aktivitet, përveç transportit publik, palestrave, qëndrave sportive të mbyllura, teatrove, klubeve të natës dhe kinemave.

Pavarësisht rihapjes së aktiviteteve, situata e bizneseve në vend vazhdon të jetë shumë e vështirë, veçanërisht për baret dhe restorantet që kanë pasur goditjen më të madhe.

Në zonat e kuqe, këto aktivitete duhet të rrinë hapur deri në orën 17:30, kur të gjithë janë në punë dhe nuk kanë mundësi të lëvizin për të konsumuar diçka.

Deri në ndryshimin e orarit të lejuar për qarkullim apo heqjen përfundimtare të kufizimit, situata duket se do të vazhdojë e njëjtë në këto biznese.