Meghan Markle do të rikthehet në ‘Hollywood’, kësaj radhe si një superheroinë

363
Sigal

Pas martesës së saj me princin Harry, Meghan Markle u tërhoq nga aktrimi. Mirëpo se fundmi ajo po kërkon një rikthim në ‘Hollywood’.

Sipas DailyMail, Markle është duke bërë përpjekjet për të marrë rolin e një superheroine në një film.

Agjenti i Markle, Nick Collins ka qenë në vëzhgim për këtë rol për Meghan, e cila kohët e fundit ka rënë dakord për të marrë një projekt të ardhshëm nga Disney. Burime pranë Meghan Markle, të cilat preferuan të mbeteshin anonimë, thanë se agjenti i saj Collins dëshiron ta rikthejë në aktrim, përmes një roli ku do të luajë superheroinën.

Meghan Markle dhe princ Harry në muajin janar deklaruan se kanë hequr dorë nga titujt mbretëorë dhe duan një jetë të qetë larg syrit të mediave. Ata janë zhvendosur në Kanada së bashku me djalin e tyre Arcie.