Vrau me thikë të bijën në Australi, dënohet me 20 vite burg shqiptari Petrit Lekaj

397
Sigal

Shqiptari Petrit Lekaj, i cili vrau të bijën me thikë në Australi vitin e kaluar, është dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Adelaides.

Ai vrau vajzën e tij në mënyrë misterioze në korrik të vitit të kaluar pasi u gjet në automjetin e tij ‘Mercedez’ me Sabrina Lekajn të vdekur dhe vetë ai i plagosur.

Më pas ai u mbyll në një spital psikiatrik ndërkohë ka pasur një të shkuar kriminale pasi është kapur dhe gjobitur disa herë për kultivim kanabisi.

Ngjarja e rëndë dyshohej të kishte ndodhur për motive banale. Natën e vrasjes, Sabrina kishte dalë të festonte me shoqet në lokal.

I ati dyshonte se, vajza e tij kishte të dashur dhe për këtë arsye besohet se ndërmori aktin ekstrem.