Ballina Politikë Pojana: Shqiptarët dje treguan edhe njëherë forcën e jashtëzakonshme të kombit tonë!

Pojana: Shqiptarët dje treguan edhe njëherë forcën e jashtëzakonshme të kombit tonë!

525
Sigal

Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana ka postuar një video nga momentet e manifestimit mbarëpopullor të thirrur nga Presidenti i Republikës ditën e djeshme duke thënë se shqiptarët dje treguan edhe njëherë forcën e jashtëzakonshme të kombit shqiptar.

Pojana shton gjithashtu se sovrani iu përgjigj thirrjes së Presidentit.

Postimi i plotë i Pojanës

Shqiptarët dje treguan edhe njëherë forcën e jashtëzakonshme të kombit tonë!

Të bashkuar nën flamurin #kuqezi 🇦🇱, me thirrjen #E_Duam_Shqipërinë_Si_Gjithë_Europa, qytetarët e Tiranës dhe gjithë vendit krijuan në Bulevardin Dëshmorët e Kombit uraganin e shpresës!

Ky vend, ky popull, ky komb nuk mund të nëpërkëmbet e të shtypet.
#Liria është pasuria më e madhe për të cilën shqiptarët kanë luftuar ndër shekuj!

E ardhmja jonë, e veçanërisht e ardhmja e rinisë tonë nuk mund e nuk duhet të jetë më emigrimi!

Presidenti lëshoi thirrjen, sovrani u përgjigj!

Edhe pak ka ngelur që Kushtetuta, ligji dhe shteti të jenë të pacënuara nga pushteti i përdhunshëm!

Të bashkuar ja dalim!