Me videon që do t’ju përlotë, Kylie Jenner konfirmon se është shtatzënë për herë të dytë!

187
Sigal

Pas shumë zërave dhe dyshimeve për një shtatzëni të dytë, Kylie ka publikuar një video në Instagram, që nis me një test shtatzënie, vazhdon me një vizitë te mjeku dhe përfundon me Stormin duke puthur barkun e 24-vjeçares. Ajo dhe reperi Travis Scott do të bëhen prindër për herë të dytë:

Kylie Jenner solli në jetën Stormi-n në shkurt të 2018-ës, shtatzëni që u mbajt gjithashtu private.

“E kuptoj që unë ju kam sjellë në gjithë udhëtimet e mia, por shtatzëninë vendosa të mos e bëja para botës. E dija se duhet të përgatitesha për këtë rol të jetës në mënyrën më pozitive, pa stres dhe shumë shëndetshëm. E dija që foshnja ime do të ndjente çdo stres dhe çdo emocion, kështu që zgjodha ta bëj në këtë mënyrë për jetën time të vogël dhe lumturinë tonë”, shkroi ajo në Instagram pas lindjes së Stormi-t. “Shtatzënia ka qenë përvoja më e bukur dhe më fuqizuese  e jetës në gjithë jetën time dhe në fakt, do të më mungojë. I vlerësoj miqtë e mi dhe veçanërisht familjen time që më ndihmuan kaq shumë gjatë kësaj periudhe. Nuk kam ndjerë kurrë dashuri si kjo”.