FOTO/ Nënë për herë të parë, modelja shqiptare ndan foton e ëmbël me të bijën

164
Sigal

Modelja shqiptare, Kristina Baki ka publikuar foton e parë të vajzës që sapo ka sjellë në jetë. Modelja ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku shkruan:

“Mirëseerdhe në këtë botë, vogëlushja ime Siera”– duke mos e zbuluar fytyrën e vajzës së saj të vogël.

Pak ditë më parë u raportua se modelja kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, megjithatë ajo nuk ka preferuar të ndajë datën saktë të lindjes së vogëlushes Siera.

Modelja shqiptare realizoi pak kohë më parë baby-shoëer e saj mes mikeshave dhe familjarëve pjesë të të cilit i ka hedhur edhe në kanalin e saj të YouTube. E pikërisht aty ajo ka zbuluar se gjyshi i saj u ka sugjeruar emrin: Siera. Ky emër, shpjegoi Kristina në shqip është ‘si era’ dhe në spanjisht ‘mal’.

“Në ditën e baby-shoëer dua të zbuloj edhe emrin e bebushes sime. Në fakt ishte shumë e vështirë. Para se të isha shtatzënë mendoja se ishte gjëja më e thjeshtë për të gjetur një emër. Emrat që dëgjoja mendoja “O sa i bukur ky o sa i bukur ai.” Por gjatë gjithë kësaj periudhe kam parë se ka qenë gjëja më e vështirë. Emri që më pëlqente mua nuk i pëlqente partnerit ose anasjelltas. Gjithashtu edhe ndonjë familjari, por gjyshi nga ana e babit na sugjeroi një emër që na pëlqeu të gjithëve: Siera. Ky emër në spanjisht do të thotë ‘mal’ dhe në shqip ‘si era’. Ishte një emër i përshtatshëm për prindër që frymëzohen nga natyra, si ne. Ndaj kemi vendosur ta festojmë baby-showrin në një fermë.”-tha ajo.