Sekretariati i ri i PS-së/ Rama jep porositë e fundit 3 ditë para Kuvendit. Gjiknuri: Nuk ka pakënaqsi, PS pritet të ndryshojë statutin

159
Sigal

Partia Socialiste do të ndryshojë statutin. Vendimi është marrë në mbledhjen e parë që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot(dje), me sekretarët e rinj të partisë. Në fakt në këtë mbledhje u caktuan edhe afate për anëtarët e rinj , të cilët brenda muajit dhjetor duhet të paraqesin një platformë për PS, rrugën në të cilën pretendohet të ecet më tej.Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri tha se ndryshimet kanë qëllim përgatitjen e strukturave për zgjedhjet e ardhshme vendore. Gjiknuri komentoi dhe ndryshimet në strukturat e PS-së si dhe largimin e Taulant Ballës nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm. “Nuk e di pakënaqësinë, nuk e kam dëgjuar të strukturuar. Natyrshëm që brenda një organizate ka pritshmëri të ndryshme, mund të ketë ndonjë mosrealizim të ndonjë pritshmërie. Z.Balla ka një detyrë shumë të rëndësishme që është drejtimi i Grupit Parlamentar të PS-së. Ndarja e 2 funksioneve është bërë në funksion të riorganizimit të partisë dhe me asnjë qëllim tjetër të zvogëlojë apo rrisë dikë”, tha ndër të tjera Gjiknuri. Për më tepër që të premten, do të mblidhet parlamenti i parë për këtë legjislaturë.