Linja perfekte dhe shumë “hot”, rikthehet Elvana Gjata

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata ka publikuar disa foto, ku shfaqet shumë e nxehtë në një palestër.

Ajo nuk ka zbuluar shumë detaje, por nga fotot e ndara në rrjetet sociale kuptohet se do të rikthehet shumë shpejt me një projekt të ri.

NOA

Mendohet se kënga do të jetë ritmike dhe Elvana është duke punuar për koreografinë e saj.

Komentet e fansave janë të shumta të cilët mezi presin publikimin e këngës së radhës ose “hitit të radhës” siç shprehen ata.

Kujtojmë që kënga e fundit e publikuar nga artistja është “Me tana” një vit më parë, që u vlerësua me çmimin e dytë.