Takimi Yuri Kim – Tusha/ Ambasadorja e SHBA takohet me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese duke i dhënë mbështetjen e fuqishme amerikane

173
Sigal

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka takuar kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushën, pasi ky institucion vetëm pak javë më parë u bë funksional me plotësimin e kuorumit të gjyqtarëve. Kim shkruan se tashmë Vitore Tusha e cila është dhe kryetare e KED ka përgjegjësinë të drejtojë GJykatën Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme. Ajo shpreh mbështetjen e fortë të SHBA-ve që Reforma në Drejtësi të japë rezultatet e pritura. Ambasadorja amerikane, Yuri  Kim: Unë u takova me gjyqtaren Tusha për ta falënderuar atë për udhëheqjen e qëndrueshme dhe të mençur të KED, e cila bëri të mundur që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale. Tani, ajo ka përgjegjësinë të drejtojë GJK-në në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme.SHBA do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë në mënyrë që Reforma në Drejtësi të japë rezultate.