Kryemadhi: LSI partia që mban premtimet dhe fjalën e dhënë, domosdoshmëri komunikimi me njerëzit

182
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, takim me banorët e Vorës 

Ne e kemi shumë të qartë tashmë, jo vetëm fokusin dhe përqendrimin tonë, por kemi avantazhin kryesor, që është mbajtja e premtimeve. Kudo që takohemi me njerëzit, ne jemi aq ballëhapur me ta, që ne e mbajmë premtimin, që ne i qëndrojmë fjalës së dhënë, dhe kjo ka qëndruar, ka ekzistuar dhe ne duhet ta forcojmë dhe ta bëjmë akoma më prezentë.
Unë e ndjej të domosdoshëm komunikimin me njerëzit, sidomos me pjesën më vitale të shoqërisë shqiptare, që janë të rinjtë dhe të rejat, jo se burrat dhe gratë nuk janë vitalë, përkundrazi ndonjëherë pensionistët janë më vitalë sesa disa të rinj dhe të reja që ne mendojmë se duhet të bëjnë ndryshimin, por plani i tyre për të ardhmen, plani i tyre për të rritur dhe krijuar hapësirat, jo vetëm për punësimin, por edhe për zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe për faktin se ato duan të ndërtojnë familjet e tyre në Shqipëri.
Dhe ne jemi shumë të vendosur në rrugën tonë për të krijuar punësim të mirë paguar për të rinjtë dhe të rejat, uljen e taksave gjë që është e domosdoshme sot për biznesin, në mënyrë të tillë që ti krijosh atij një hapësirë për të funksionuar, sepse sot në kuadrin e gjithë këtyre masave shtrënguese të pandemisë, pasi Shqipëria është një nga vendet me më shumë biznese të mbyllura si pasojë e pandemisë, ne kemi sot mbi 9 mijë biznese të mbyllura, ndërkohë që në Kosovë janë vetëm 1300-1400 biznese.
Pra, ne nuk i kemi krijuar absolutisht biznesit hapësirë për të mbijetuar, ne nuk i kemi krijuar asnjë lloj komoditeti apo ndihmë ekonomike që të vijë si rezultat nga qeveria shqiptare, qoftë kjo me paketën e parë ekonomike, apo të dytë e të tretë, kur ndërkohë Kosova po i shpërndan. Ne i kemi pasur vetëm në kuadrin e propagandës.
Kështu që kjo kafe mëngjesi ka një lloj pozitiviteti le të themi, pasi ne jo vetëm e fillojmë ditën shumë herët me njerëzit për tu takuar dhe për të biseduar me ta, por më pas u japim edhe orientimin shumë njerëzve të tjerë, apo edhe ditës tonë, për të vazhduar për të ecur përpara për të realizuar atë plan që ne kemi.
Vetëm 25 ditë na ndajnë nga 25 prilli dhe unë do t’i kërkoja çdo qytetari, dhe nëpërmjet jush kujtdo që 10 minuta në ditë ti përkushtohemi një miku, një shoku, një familjari për tra çuar në kutinë e votimit më 25 prill, e cila nuk do të jetë më thjesht kutia e votimit, por do të jetë kutia e ndryshimit, që do të sjellë ndryshimin e madh, të cilin shqiptarët e kanë pritur me padurim të madh.