Linda Halimi është tërhequr sërish nga festivali ‘Kënga Magjike’.

559
Sigal

Këngëtarja Linda Halimi nuk do të jetë as këtë edicion pjesë e netëve finale të ‘Kënga Magjike 2019’.

E këtë herë arsyeja është vajza e saj disa muajshe, Kaimana.

Linda ka prezantuar këngën e saj ‘Want my love’ para disa kohëve, por ka zbuluar se pikërish ardhja në Shqipëri për këtë prezantim e ka bërë ta kuptojë se për vajzën e saj të vogël nuk është aspak e lehtë dhe të vijë sërish në Shqipëri është e pamundur.

“Për vajzën nuk ishte aspak e lehtë të qëndronte shumë orë në avion”, tregon Linda Halimi për Blitz.al

Kështu, është sqaruar se Linda nuk e ka këtë radhë asnjë problem me festivalin dhe organizatorët, por ka vendosur që vajzën dhe rehatinë e saj ta vendosë në radhë të parë.

Linda Halimi para disa viteve ka pasur një mosmarrëveshje pikërisht me organizatorët e festivalit, kur edhe u përjashtua dhe iu hoq e drejta të merrte pjesë për disa vjet me radhë.

E për këtë rikthim këngëtarja është shprehur shumë e ngazëllyer, por fëmjët para të gjithëve!