Pranon për herë të parë lidhjen,këngëtarja tregon si u njoh me Romeon

540
Sigal

Prej disa muajsh, këngëtarja e njohur Jonida Maliqi dhe aktori i humorit, Romeo Veshaj, po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë. Ata janë kapur mat shpeshherë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe nuk vonoi shumë e u treguan të gjthëve se kanë nisur një romancë.

Këngëtarja tregon se ata janë takuar në televizion dhe se aty ka nisur gjithçka. E sigurisht që kjo dihej se dyshja është njohur në Televizion pasi të dy janë personazhe publikë, dhe herë pas here, pjesë të ekranit.

Gjithashtu ndjekësit kanë dashur të dinë planet e Jonidës për një tjetër fëmijë, pasi dikush e ka pyetur këngëtaren nëse djali i saj, Dan, i kërkon motër ose vëlla.

Jonida ka treguar se i biri e shijon gjithë vëmendjen e saj dhe mesa duket nuk dëshiron një fëmijë tjetër në shtëpi. “Jo, nuk ka pse, është qendra e vëmendjes sime, mesa duket ndihet i lumtur kështu.”- ka rrëfyer këngëtarja, duke lënë të kuptohet se momentalisht nuk ka plane të tilla në horizont.

foto galeri