“Kisha frikë se mos humbisja gishtin, krahun”/ Gjykata zbulon mesazhet personale të Johnny Depp për Amber Heard

115
Sigal

Mesazhet personale të Johnny Depp për ish-mjekun e tij, Dr. David Kipper, u zbuluan sot në gjykatë.

Nëse nuk e dini, gjyqi për shpifje të Johnny Depp ka nisur prej disa ditësh dhe ai dhe ish-bashkëshortja e tij Amber Heard kanë qenë të dy të pranishëm në procedurë.

Më 7 mars 2015, Johnny i dërgoi mjekut të tij tekstin e mëposhtëm “Përshëndetje ajo ka dikë tjetër. Nuk mund të jetoj kështu. Hoqa dorë. JO MË!!!! Fyerje të vazhdueshme të lëshuara nga një person keqdashës dhe hakmarrës!!!!! E dini se çfarë është shumë më e dëmshme se bisedat e saj të gjata helmuese dhe degraduese arsimore??? Bisedat e saj të frikshme dhe të qëllimshme lënduese dhe trajtimi i saj tronditës ndaj burrit që ajo duhej ta donte mbi të gjitha.” Duket se aktori nuk ka qenë në gjendje të mirë dhe nga fjalët e përdorura.

Një ndër doktorët që trajtoi çiftin gjatë martesës së tyre, David Kipper, ka dëshmuar në gjykatë. Ai ka kujtuar se kishte gjetur gishtin e prerë të Depp-it pas zënkës me ish gruan e tij. Aktori tha se nuk e dinte se si Depp ishte plagosur kur trajtoi gishtin e prerë të aktorit në 2015.

Depp më parë tha se Heard hodhi një shishe të madhe qelqi vodka ndaj tij dhe se shishja kishte goditur më pas gishtin e tij duke prerë majën e gishtit. Ai tha asokohe se kishte kryer tre operacione duke shtuar: “Kisha frikë se mos humbisja gishtin, krahun dhe jetën time”

Kipper tha se e pa Heard në të njëjtën ditë dhe nuk vuri re asnjë shenjë abuzimi. Ai tha se Heard kurrë nuk kërkoi ndihmë mjekësore prej tij për abuzim të supozuar. Ajo kërkoi kujdes mjekësor në dhjetor 2015 për një dhimbje koke. Mjekët kryen një ekzaminim fizik por nuk dokumentuan ndonjë lëndim.

Ish-infermierja e Depp-it, Debbie Lloyd, ka dëshmuar gjithashtu në gjykatë. Ajo tha se nuk e kishte parë kurrë aktorin që të abuzonte me ish gruan e tij ose të hidhte ndonjë gjë ndaj saj. Ajo tha se kishte parë një veprim të tillë, do ta kishte shkruar në shënimet e saj zyrtare.