‘Rast i rrallë’/ Gjinekologia shpjegon rastin e 20-vjeçares që lindi në ‘QSUT’, por nuk e dinte se ishte shtatzënë

185
Sigal

Ditën e sotme në emisionin “Rudina’ ishte e ftuar gjinekologia Rudina Keta e cila ka folur gjatë për rastin e 20-vjeçares e cila është drejtuar në urgjencë me dhimbje barku e më pas ka lindur një foshnje në tualet.

Vajza në fjalë nuk kishte dijeni të pritjes së ëmbël duke shkaktuar habi tek familjarët, stafi mjekësor si dhe vetë ajo, megjithatë ajo së bashku me foshnjën tashmë gëzojnë shëndet të plotë.

Gjinekologia ka treguar se ky është një rast i rallë në vendin tonë e cila konsiderohet si ‘shtatzëni kritike” ose ndryshe me terma popullorë “e fshehtë’.

Në këtë rast, ajo nënvizon se deri në javën e 22-të ajo është e padukshme por më pas është e vështirë të mos dallohet.

Pjesë nga intervista:

Mimoza Keta: Kjo është një vajzë e re, 20 vjeç dhe nuk është minorene që të mendosh që nuk di gjë dhe ajo ka kryer një raport seksual që ka ngelur shtatzënë. Mund të ndodhë që shqetësimi që ajo ka, së pari, në këto lloj shtatzënish, nëse bën një test shtatzënie që nuk i ka shkuar mendja ndoshta ndonjëherë për ta bërë do i rezultonte pozitiv sepse rritet një hormon që në testin shtëpiak jep patjetër dy viza dhe tregon që je shtatzënë. Vonesa menstruale nuk është shenjë e sigurt e shtatzënisë, por prania e këtij hormoni është shenjë e sigurt që tregon praninë e shtatzënisë në mitër ose jashtë saj.

Një shtatzëni shoqërohet gjithmonë me një ndërprerje të menstruacioneve?

Mimoza Keta: Jo gjithmonë. Mundet që në periudha të caktuara ose në ditët kur gruaja pret menstruacionet të ketë një gjakrrjedhje të lehtë që korrespondon me ditën e menstruacioneve dhe ajo mendon “më erdhën, nuk kam mbetur shtatzënë”. Megjithatë kjo shtatzëni kriptike mund të mbetet e tillë deri rreth javës 20-22-të të shtatzënisë dhe rastet në botë nga studimet kanë një raport 1 me 2500. Nuk kanë shenja vagale të shtatzënisë si të vjella, lodhje, gjumësia etj.

Po rritja e barkut?

Mimoza Keta: Deri në javën e 20, nëse statura është e lartë, nuk të duket shumë barku dhe nuk mendon që je shtatzënë. Në momentet pas javës së 22 që fillojnë lëvizjet e para të bebit, këtu merr fund kjo shtatzëni kritike që ne i themi shtatzëni e fshehtë. Ndryshimet në fytyrë, një fytyrë më e shëndoshë, faqet si  petull, dalin shenjat e htatzënisë, fryrja në gjoks dhe prominimi i barkut që fillon të dalë, është tremujori i dytë i shtatzënisë kur barku del përpara dhe nëna e kupton sepse ndien lëvizjet e fëmijës.

Më tej, mjekja thekson rëndësinë e kontraceptivëve dhe edukimit seksual të të rinjve, të cilët tashmë kanë ulur moshën e tyre aktive për marrëdhëniet e para.