VIDEO/ “Dy persona dolën nga mercedezi”, pamjet e grabitjes së boksierit të njohur, autorët e dinin ku po darkonte

113
Sigal

Gruaja e boksierit Amir Khan ka postuar sot një video të dy burrave me kapuç që vodhën nën kërcënimin e armës orën e veshur me diamant të burrit të saj në Londrën Lindore.

Në një postim në Instagram, Farayal Makhdoom ndau një video në të cilën shihen dy burra që zbresin nga një Mercedez. Dyshja i grabitën boksierit britanik 35-vjeçar orën e tij, Franck Muller Vanguard Chronograph prej 72 mijë paund para se të largoheshin.

Në postimin e saj të titulluar “pamjet e grabitjes së mbrëmshme”, influencuesja 30-vjeçare, e cila ishte jashtë për darkë me Khan në atë kohë, tha: Dy burra duke dalë nga makina, ata e dinin saktësisht se në çfarë ore do dilnim.

Më duket si një organizim, duke marrë parasysh se nuk postuam as vendin ku po darkonim.”

Boksieri ka pohuar se një armë i është drejtuar në fytyrë ndërsa sulmuesit i vodhën Chronograph-in e tij Franck Muller Vanguard përpara se të largoheshin me shpejtësi me një makinë në Leyton, në lindje të Londrës, rreth orës 21:15.