U fejua në fshehtësi? Reagon Evi Reçi: E vërteta është se…

429
Sigal

Evi Reçi prej disa javësh gjendet në Shqipëri, pasi ka nisur karrierën e saj si moderatore në emisionin e pasdites në ‘Vizion Plus’. Me rikthimin e saj, erdhën dhe lajmet e një fejese të mundur, megjithatë vetë Evi nuk ka reaguar asnjëherë. Madje, e ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ disa kohë më parë, ajo i bëri të gjithë të dyshojnë më shumë, pasi kur Dojna Mema e uroi për fejesën, ajo iu përgjigj vetëm me një ‘faleminderit’. Së fundmi, këngëtarja ka vendosur të sqarojë situatën gjatë një interviste me Sonila Meçon. Pyetur nga moderatorja, Evi ka folur për herë të parë publikisht në lidhje me këtë temë. “Je fejuar apo jo? Ta heqim këtë merak”, e ka pyetur Sonila, ndërsa këngëtarja është përgjigjur duke qeshur dhe duke thënë se nuk është e vërtetë. Mesa duket, fokusi i saj i momentit është karriera, pasi kujtojmë se Evi publikoi këngën e re ‘Margjelo’, e cila u prit shumë mirë nga publiku shqiptar.