Rusët rikthejnë ‘Leninin’ në Ukrainë

153
Sigal

Statuja e ish-liderit sovjetik, Vladimir Lenin, është ngritur në qytetin Henichesk të Ukrainës, i cili është pushtuar nga Rusia, shkruan CNN.

Në planin ukrainas për të larguar mbetjet nga periudha komuniste, sttatuja e mëparshme e Leninit ishte larguar nga ky qytet shtatë vjet më parë.

Fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë një statujë të re të Leninit përpara ndërtesës së këshillit rajonal, ndërsa edhe flamuri rus mund të shihet në çatinë e ndërtesës.

Siç shkruan CNN, statuja origjinale e Leninit që ishte e vendosur përpara ndërtesës së qeverisë u hoq me urdhër të këshillit të qytetit më 16 korrik 2015.

Henichesk ishte një nga qytetet e fundit në Ukrainë që kishte një monument të Leninit, raporton CNN.

Yuri Sobolevsky, zyrtari rajonal ukrainas për Kherson, po ashtu ka konfirmuar ngritjen e këtij monumenti në një postim në Facebook.

“Orkët në rajonin e Khersonit po vazhdojnë eksperimentet e tyre për t’u kthyer pas në kohë,” shkroi Sobolevsky, duke përdorur një term zhargon për ushtarët rusë.

Qyteti i Henichesk ndodhet në detin Azov në provincën Kherson, në veri të kufirit me Krimenë, të cilën Rusia e ka aneksuar.