Kriza e emigrantëve, Hungaria fortifikon kufirin me Serbinë

470
Skenat e shqiptarëve të Kosovës që kalonin kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë për të përfunduar më pas në Gjermani apo Zvicër prej disa muajsh nuk janë më prezente.
Por pavarësisht kësaj, vendi i parë i Bashkimit Europian që përballet me valën e emigrantëve që vijnë nga Europa lindore dhe Lindja e Mesme, ka vendosur të ngrejë një gardh 4 metra të lartë përgjatë gjithë vijës kufitare me Serbinë, 175 kilometra të gjatë.
Ministri i jashtëm hungarez, Peter Zhijarto, tha në konferencë për shtyp qeveria kë lëshaur urdhrin për ngritjen e menjëherëshme të këtij gardhi, i cili praktikisht do të mbyllë çdo mundësi kalimi nga Serbia për në Hungari.
Edhe pse Hungaria ndaj vijë kufitare tokësore edhe me Rumaninë dhe Kroacinë, dy vende që nuk janë pjestarë të Shengenit, sërish fluksi më i madh i emigrantëve ka ardhur nga Serbia.
Sipas statistikave të vitit të kaluar, përveç shqiptarëve të Kosovës, përqindjen më të madhe të refugjatëve që zgjedhin këtë rrugë vijnë nga Afganistani dhe Siria.
Sigal