Zbulohet ‘shtëpi e barit’/ Arrestohen 3 serbë në fshatin shqiptar

143
Sigal

Një ‘shtëpi bari’ është gjetur ditën e sotme në Zveçan të Kosovës. Shkatërrimin e shtëpisë së barit, e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka publikuar dhe disa fotografi. Gjithashtu mësohet se janë arrestuar tre shtetas serb të Serbisë dhe 1 shtetas serb i Kosovës.

“Sapo është shkatërruar laboratori i radhës i kultivimit të substancave narkotike në Komunën e Zveçanit. Deri tash, nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes janë sekuestruar mbi 2.000 fije kanabis, janë arrestuar 3 shtetas serb të Serbisë dhe 1 shtetas serb i Kosovës,” tha Sveçla.