Shqipëri-Kosovë/ Marrëveshjet strategjike do të nënshkruhen në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

312

Mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, e para në historikun e marrëdhënieve mes dy shteteve shqiptare, do të zhvillohet sot në orën 11:00 në hotel “Theranda” në qytetin e Prizrenit. Siç u  bë e ditur nga anëtarja e kabinetit të qeverisë Rama, Milena Harito, në këtë takim do të nënshkruhen një sërë marrëveshjes, si hapat e parë drejt një bashkëpunimi dhe partneriteti strategjik. Dokumentet që pritet të firmosen sot nga krerët e dy qeverive, përkatësisht Edi Rama dhe Hashim Thaçi, janë “marrëveshja për bashkëpunim dhe partneritet strategjik mes dy vendeve, marrëveshja për bashkëpunim në lehtësimin e tregtisë, për bashkëpunim në fushat e transportit dhe infrastrukturës dhe marrëveshja për thellim të bashkëpunimit dypalësh në fushën e integrimit europian”. Gjithashtu, Qeveria e Shqipërisë do të propozojë në këtë takim bashkëfinancim me qeverinë e Kosovës të pajisjeve mjekësore për maternitetin e Preshevës si dhe miratim të propozimit për krijimin e një fondi të përbashkët për zhvillimin e Preshevës. Nënshkrimi zyrtar i marrëveshjeve, sipas zyrës për shtyp të qeverisë së Kosovës, do të  bëhet  orën 12:10, në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pas nënshkrimit formal të tyre, dy kryeministrat do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp