Këngëtarja e njohur turke surprizon të gjithë fansat: Të jesh shqiptar është privilegj

290

imge Sagin është një nga këngëtaret më të njohura në Turqi. Ajo e filloi karrierën në vitin 2010 dhe publikoi këngë që tani janë hite. Por diçka që nuk e dinit për Simgen është fakti se ajo është me origjinë shqiptare.

Nëna e këngëtares është nga Shqipëria ndërsa babai është turk. Simge së fundmi tregoi në një postim në Instagram Story se nëna e saj kishte gatuar byrekun e famshëm shqiptar. Ajo publikoi një foto nga gatimi i të ëmës dhe u shpreh se është privilegj të jesh shqiptar

“Të jesh shqiptar është privilegj. I lumshin duart nënës sime”-shkruajti këngëtarja. Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave shqiptar të këngëtares.