Finalja e trofeut më të vjetër në botë, FA mendon të hapë “Uemblin” për 20 mijë tifozë

298
Sigal

Finalja e FA Cup pa praninë e publikut do të ishte një pamje shumë e dhimbshme për futbollin anglez dhe veprimtarinë më të vjetër futbollistike në planet. Kështu në Londër kanë nisur të studiojnë një plan për të zvogëluar dëmet. Ideja e dhënë nga disa tabloide është që të hapet stadiumi pjesërisht dhe kjo ide po gjen mbështetje, aq sa Federata Angleze ka vendosur ta hedhë në tavolinën e diskutimeve.

Fianlja e madhe është në program më 1 gusht dhe do të luhet në “Uembli”, i cili ka një kapacitet prej 90 mijë vendesh dhe do të mund të garantonte distancën sociale mes tifozëve. Hipoteza për momentin parashikon të futen 20 mijë tifozë, 10 mijë mbështetës për secilën skuadër.

Për të rregulluar hyrjen në stadium do të jetë e nevojshme prezenca e një numri shumë të madh të forcave të rendit dhe të stjuardëve, pasi duhet garantuar distanca sociale që jashtë stadiumit. Tani fjalën e kanë autoritet dhe ekspertët e sektorit shëndetësor, të cilët do të vlerësojnë në do të jetë e mundur diçka e tillë, e cila natyrisht është e lidhur ngushtë me kurbën e infektimeve.