Këngëtarja e njohur feston ditëlindjen. Ja sa vjeç mbushi

481
Sigal

Adelina Tahiri ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të martesës së saj me avokatin maqedonas, Serjozha Markov.

Së fundmi, ajo është bërë nënë e një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Jon. Por dita e sotme është një ditë e veçantë për këngëtaren pasi ajo feston ditëlindjen.

Përmes një postimi në Instastoryn këngëtarja tregoi se si e ka pritur ditëlindjen në një prej restoranteve më të mira me ushqimin e gatuar nga kuzhinjeri me famë Nusret.

Kur mesnata ka trokitur këngëtarja me anë të një foto të publikuar në Instastory ka treguar se ajo sapo mbushi 27 vjeç.

Të shumta ishin urimet që këngëtarja mori nga ndjekësit e saj.