Këngëtarja e njohur bën dedikimin përlotës për të atin e ndjerë me një kujtim fëmijërie: Kurrë nuk do të ndahem nga ti babi

344
Sigal

Këngëtarja Arilena Ara ka kujtuar babain e saj të ndjerë, përmes një dedikimi përlotës në rrjete sociale. Ajo ka postuar një kujtim të vyer nga fëmijëria, një foto në të cilin i shkruan një urim babait të saj.

Pas vitesh i ndarë nga jeta, këngëtarja ka uruar të atin për ditëlindje, me këtë foto, në të cilën shkruan fjalët e ndjera të një bije për babain e saj.

“Kurrë s’do të ndahem nga ti babi, dhe të dua shumë”,- shkruhet në letrën e shkruar vite më parë nga Arilena, ndërkohë që bashkëngjitur postimit vjen dhe urimi: “Gëzuar ditëlindjen në parajsë babi!”