E rëndë/ Takoi prindërit me koronavirus, fierakja në muajin e tetë të shtatzënisë rezulton pozitive, infekton të birin 2 vjeç dhe vjehrrën

481
Sigal

Një familje me tre anëtar në Fier ka rezultuar sot pozitiv me COVID-19 pas marrjes së tamponit. Familja jeton në lagjen “Liri Gero” në pallatet parafabrikat në Fier.

Mësohet se nusja e shtëpisë, e cila është në muajin e tetë të shtatzënisë ka shkuar në Tirane dhe ka vizituar familjen e saj të cilët kanë qenë me Covid-19 . Ky takim me familjaret e saj në Tirane i ka kushtuar edhe infektimin e familjes në Fier.

Gruaja është shtatzënë dhe është kthyer në Fier dhe ka infektuar djalin e saj 2 vjeçar dhe vjehrrën 70 vjeçare. Bashkëshorti i saj nuk ndodhet në Shqipëri pasi janë rezidentë në Suedi.

Edhe gruaja jetonte në Suedi por për shkak të bllokimit të lëvizjes nuk ka mundur dot të kthehet atje.

Sot janë kryer dezinfektime në këtë pallat si dhe janë marrë tamponët për pesë familje të tjera. ky është rasti i parë me COVID-19 pas një periudhe qetësie rreth 15 ditore.

Me rastet e sotme shkon ne 40 numri i të prekurve me COVID-19 në Fier, tre prej të cilëve kanë humbur jetën.