Elvana Gjata sërish në krahët e Poo Bear

545
Sigal

Elvana Gjata është përfolur shumë kohët e fundit si fituesja e mundshme e Festivalit të RTSH-së së këtij viti. Ndërsa nga këngëtarja nuk kemi ende një prononcim për këtë çështje, duket se ajo flet vetëm me punë. Pas disa hiteve të suksesshme në gjuhën angleze si “Forever is over”, “Shade” apo “Off guard” me producentin Poo Bear dhe rikthimit me muzikë shqip, ajo duket ka fluturuar sërisht në LA për projekte të reja. Ka qënë Poo Bear ai që ka publikuar një foto në studio ndërsa punon me këngëtaren shqiptare. Nuk e dimë nëse kënga ka të bëjë me Festivalin e Fundvitit apo jo, por mezi po e presim projektin e ri të Elvanës.