Këngëtari i njohur përfundon në gjykatë, gjobitet për armëmbajtje pa leje

313
Sigal

Këngëtari i njohur shqiptar është gjobitur me 400 euro gjobë për årmë mbajtje pa leje.

Nga mediat kosovare është mësuar se lajmi vjen nga Gjykata Themelore në Pejë, e cila ka dënuar me 400 euro gjobë, Asdren Gjikollin, i njohur me emrin artistik Gjiko.

Gjithashtu me 400 euro gjobë u dënua edhe Valon Alija, për të njëjtin motiv, årmëmbajtje pa leje.

Sipas aktgjykimit të shpallur të martën, nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Sami Sharraxhiu, shumën prej 400 euro të pandehurit detyrohen ta paguajnë në afat prej 30 ditëve pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë.

Gjithashtu këngëtari i njohur dhe Valon Alija janë njoftuar edhe për pasojat e mos pagesës së gjobës, ku dënimi me gjobë mund t’u shndërrohet në dënim me burg.

Sipas aktgjykimit, të pandehurve u janë konfiskuar edhe armët.

Ndryshe, të pandehurit Asdren Gjikolli dhe Valon Alija kanë lidhur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Themelore në Pejë, përmes mbrojtësve të tyre, avokatëve Fisnik Mujaj dhe Blerim Ademaj, ku janë pajtuar që ndaj tyre gjykata të shqiptoj dënim me gjobë prej 400 deri 500 euro dhe të bëhet konfiskimi e armëve.

Sa i përket kësaj çështje gjatë seancës së mbajtur të martën, të pandehurit deklaruan se asnjëherë nuk do t’i përsërisin veprimet të tilla, duke shprehur pendim.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, të përpiluar më 22 nëntor 2019, e Asdren Gjikolli dhe Valon Alija akuzohen për armëmbajtje pa leje.

Në aktakuzë thuhet se, i pandehuri Gjikolli, në kohë të panjohur e në vazhdimësi deri më 8 tetor 2019, në parkingun e restorantit Univers në Pejë, mban në pronësi, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm, armën Pistoletë me gas, e markës së panjohur, cal. 9mm dhe me të shtinë në ajër disa herë gjatë një ahengu familjar, të cilën årmë ia konfiskojnë Policia e Kosovës, së bashku me dy karikator dhe një fishek me gas, pasi kishin siguruar një video të postuar në rrjetin social “Instagram” ku i dyshuari shihet duke shtënë me të njëjtën.

Ndërsa sipas dispozitivit të dytë, i pandehuri Alija akuzohet se në kohë të panjohur e në vazhdimësi deri më 8 tetor 2019, në parkingun e restorantit Univers në Pejë, mban në pronësi, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm, årmën Pistoletë e markës BLOË F92 me gas, e prodhimit të panjohur, cal. 9mm dhe me të shtinë në ajër disa herë gjatë një ahengu familjar, të cilën årmë ia konfiskojnë Policia e Kosovës, së bashku me dy karikator, pasi kishin siguruar një video të postuar në rrjetin social “Instagram” ku i dyshuari shihet duke shtënë me të njëjtën.