Kanosi 54 vjeçarin për para, arrestohet një vajzë në Tiranë

301
Sigal

Një 25-vjeçare është arrestuar në flagrancë në Tiranë.

Policia në informacion zyrtar që jep, bën me dije se ajo në mënyrë sistematike ka kanosur shtetasin H. V., 54 vjeç, për t’i marrë një shumë eurosh.

Mbi vajzën tashmë rendon akuza e “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhûnës për dhënien e pasurisë”.

NJOFTIMI

Nga specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhûnës për dhënien e pasurisë”, i shtetases E. R., 25 vjeçe, sepse në mënyrë sistematike ka kanosur shtetasin H. V., 54 vjeç, për t’i marrë një shumë eurosh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.