Sigal

Blerim Destani është nga ata personazhe që nuk duhet të lodhet shumë për t’i bërë meshkujt për vete, pasi këto të fundit duken se i vijnë shpesh nga mbrapa.

Një ndër vajzat e njohura shqiptare, e cila e ka shprehur gjithmonë pëlqimin e saj ndaj Blerimit është edhe modelja Xhensila Pere.

Disa muaj më parë ajo deklaroi publiksht se një mashkull shqiptar i cili në sytë e saj është tërheqës edhe seksualisht është Blerim Destani.

Nisur nga kjo deklaratë asokohe Xhensila është pyetur nga prezantuesi i “INTV” se nëse do të kishte një raport intim me Blerimin, si do të ishte seksi me të?

Ajo deklaroi : Është shumë atraktiv Blerim Destani. Nuk e kam takuar ndonjëherë dhe ndaj ndoshta më duket atraktiv, thjesht e kam parë në foto. Soft, e kam  treguar deri tani, por ai të ngjall atë përshtypjen e hard…Por shpresoj, në rast se e takoj, të mos më zhgënjej”.
Kjo deklartatë, e cila shkaktoi shumë zhurmë në media, mbrëmjen e djeshme është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes teksa Xhensila ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”.

Modelja është pyetur se si ka reaguar Blerimi pas kësaj deklarate dhe Xhensila zbuloi se ai nuk e kishte pritur aspak mirë.

Bukuroshja u përgjigj se: Ëhë, s’e priti mirë, s’ma vari…”