J.Lo dekolte shpërthyese gjatë xhirimeve të “Hustlers”

487
Sigal

Dekolte shpërthyese, një fustan shumë të shkurtër, që i nxjerr në pah format e saj dhe këmbët e tonifikuara.

Jennifer Lopez, 49 vjeç, është shfaqur super seksi gjatë xhirimeve të filmit ‘Hustlers’, ku ajo është protagoniste.

Me të edhe bashkë-protagonistët e saj Constance Wu, Keke Palmer dhe Lili Reinhart. Në film Jennifer quhet Romana, është një striptiste newyorkeze dhe ‘bosja’ e një grupi striptistesh, me të cilat ka një plan kriminal, të vjedhë klientët e pasur të Wall Strret.

’Hustlers’, bazohet në një histori të vërtetë të treguar në një artikull të New York Times, e shkruar nga gazetarja Jessica Pressler dhe të titulluar pikërisht ‘The Hustlers at Scores’.