Edhe pse të ndarë, Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson janë bërë prindër për herë të dytë

148
Sigal

Khloé Kardashian është bërë sërish nënë, pasi ka ardhur në jetë fëmija i dytë! Ikona e familjes Kardashian dhe ish-i dashuri i saj, Tristan Thompson janë tashmë prindër të një djali.

Nëse po pyesni veten pse nuk e keni parë Khloé shtatzënë, shpjegimi është se bebushi ka lindur nga një nënë surrogate. Deri më tani, nuk është bërë me dije emri i vogëlushit, por me shumë mundësi do të jetë unik, siç i ka hije familjes më të famshme.

Khloé dhe Tristan janë gjithashtu prindër të True, vajzës së tyre, të lindur në prill të vitit 2018.

Lidhja e tyre ka kaluar në një sërë polemikash, tradhtish nga Tristan, diskutimesh online dhe mes çiftit dhe klanit Kardashian-Jenner, sigurisht edhe meme-ve të internetit dhe për momentin, të dy ata janë ndarë dhe sipas burimeve, nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin, përpos bisedave për fëmijët. Por, miq të afërt të Khloé janë shprehur se ajo ka ende shumë dashuri për Tristan dhe nuk do të habiteshin nëse çifti do të rilidhej.