Wadephul përgënjeshtron Ramën për negociatat: Ende shumë punë për t’u bërë

537
Sigal

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU-së, Johann Wadephul, ka nxjerrë ‘blof’ Ramën për negociatat. Ai shprehet se ka ende shumë punë. Rama tha se ai ishte pro çeljes së menjëhershme. Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit të tij në Gjermani në kuadër të Samitit të Berlinit, zhvilloi edhe një takim me nënkryetarin e Grupit Parlamentar të CDU, Johann Wadephul, takim për të cilin Rama u shpreh se ishte i frytshëm dhe kishte një mesazh të qartë se “Shqipëria meriton njohjen e arritjeve të derikëtushme, përmes çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësim”. Por pas postimit të kryeministrit Rama, ka reaguar edhe vetë nënkryetari i Grupit Parlamentar të CDU, Johann Wadephul, i cili përgënjeshtron hapur shefin e qeverisë shqiptare. “Sot bisedova me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. E vlerësova përparimin që është bërë deri më tani, por gjithashtu theksova se ka ende shumë punë për t’u bërë përpara se të hapen negociatat për anëtarsim”, – shkruan Ëadephul.

Postimi i kryeministrit Rama

Dy takime shumë pozitive mbi Shqipërinë me kryetaren e SPD, Andrea Nahles, dhe nënkryetarin e Grupit Parlamentar të CDU, Johann Wadephul. Mesazh i qartë: Shqipëria meriton njohjen e arritjeve të derikëtushme, përmes çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësim

— Edi Rama (@ediramaal)

Postimi i Johann Wadephul

@JoWadephul

Today I talked to the Prime Minister of #Albania, @ediramaal. I appreciated the progress that has been made so far, but I also stressed that there is still a lot of ëork to be done before açession talks can begin. @cducsubt

Dje u mblodh në Gjermani Samiti i Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Në qendër të bisedimeve ishte zgjidhja e problemeve me një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe situata politike në Ballkanin Perëndimor.