Ambasadori gjerman: Ne duam t’i mbajmë premtimet si BE, por hapja e negociatave nuk varet nga ne

212
Sigal

Për ambasadorin e Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf çështja e hapjes së negociatave është një pyetje një milion dollarëshe.Teksa ka folur nga Korça, diplomati u shpreh se duhet të respektohen premtimet, por jo çdo gjë është në dorën e Gjermanisë. Ai u shpreh se do bëjnë të pamundur me partnerët e tjerë, që ky proces të realizohet.“Është një pyetje 1 milion dollarëshe, ne donim, do të punojmë me partnerë dhe ende shpresojmë që do të jete ajo dritarja e mundësisë, ne e kemi të nevojshme, ne duam t’i respektojmë premtimet tona si Bashkim Evropian, por nuk varet nga ne, dhe po ne duam të shkojmë atje dhe të bëjmë gjithçka që mundemi me partneret”, tha ambasadori.I pyetur nga gazetarët për parlamentin e ri në shtator, Zingraf tha se do të jetë një parlament ndryshe, për shkak edhe të prezencës së opozitës.

Më tej deklaroi se mirëpret vazhdimësinë e procesit të reformës zgjedhore.“Unë e kuptoj që do të kemi një parlament ndryshe, përsëri pas rikthimit të opozitës në parlament dhe, të dy partnerët kanë thënë  që reforma zgjedhore, duhet të vazhdojë, pasi ka gjëra që nuk janë zgjidhur vitin e kaluar dhe secili partner është shprehur që do të shkojnë  pas asaj çfarë ka mbetur mbrapa, unë do të mirëprisja vazhdimësinë e procesit të kësaj reforme, kjo është çfarë i përket parlamentit”I pyetur për reformën në drejtësi, ai tha: “Kjo është gjithmonë një çështje, ne e kemi parë që reforma ka efektet e saj dhe ka nevojë për kohë që të ecë përpara, reforma kërkon të gjithë mbështetjen, me mbështetje mund të arrihet, qasjet progamatike dhe praktike  mund të ndihmojnë institucionet që të vendosin të çojnë përpara arkitekturën e re të reformës, dhe ka nevojë të vazhdojë të ecë përpara.”