Icardi le pas lidhjen me Wanda Narën, hidhet në krahët e të dashurës së re

111
Sigal

Prindërit e të dy fëmijëve, Mauro Icardin dhe Wanda Nara pas gjithë bujës së madhe të ndarjes tani jetojnë të ndarë.

Ai e kalon kohën mes Evropës dhe Argjentinës, futbollisti tregon një përmirësim të jashtëzakonshëm nga dita në ditë në fushën e blertë dhe me dy gola vendosi derbin e fundit ndaj Besiktasit. Por jo vetëm në fushën e blertë, Icardi duket se ka shënuar “gol” edhe në jetën e tij private.

Image

Ditët e fundit si në Turqi ashtu edhe në Spanjë po shtohen raportet për lidhjen e re të Icardit. Icardi është në një lidhje me Debrim Ozkan, e cila është një aktore e njohur veçanërisht në Turqi për pjesëmarrjen e saj në telenovela.

Image

Ajo është 24 vjeç, ka mbaruar shkollën e arteve figurative dhe është një yll në rritje në vendin fqinj. Gjithçka u ngrit pas një fotografie në të cilën Icardi dhe Lucas Torreira, bashkë lojtarë te Galatasaray, shihen me një grup njerëzish.

Një prej tyre është edhe Devrim Ozkan, e cila është vetëm 24 vjeçe dhe lidhja e së cilës me sulmuesin argjentinas është në pikëpyetje pas një detaji në imazh.

Image

Tek ajo foto vihen re duart e Icardit dhe Ozkanit,  duke mbajtur gishtat të bashkuar. Mesa duket, aktorja ka qenë në disa ndeshje të Galatasarayt dhe ka qenë e pranishme në tribunat e stadiumit Nef në Stamboll në fitoren e skuadrës së tij ndaj Besiktas.