Tmerr në Eurovizion, vdes një nga pjestarët e stafit

641
Sigal

Edicioni e këtij viti i Eurovision po zhvillohet në Tel Avibv të Izraelit në të cilin është shënuar edhe një tragjedi. Një shofer kamioni, 66-vjeçari i quajtur Fuldie Schëarz, u vra pasi një pjesë e ndriçimit ra mbi të gjatë përgatitjes së konkursit muzikor.

Në atë moment, ai mbante pajisjet dhe më pas u transferua urgjentisht në spital por pa mundur t’ju shpëtonte plagëve të marra.

“Ne nuk fajësojmë askënd në këtë kohë, por është e mundur që një ngjarje e tillë e madhe, siç është Eurosong, por me kaq shumë para, kontroll dhe siguri t’i ndodh diçka kaq e tmerrshme”, thanë anëtarët e familjes Schëarz.

Policia ka nisur një hetim dhe duket se pajisjet e ndriçimit nuk janë në përputhje me rregullat e duhura. Organizatorët e Eurosongit njoftuan se ishin të tronditur dhe se do të bashkëpunojnë rreth hetimeve.