I dhanë fund beqarisë, kurorëzojnë martesën Elgit Doda dhe Klea Huta

544
Sigal

Çifti i shumëpërfolur i showbizit, Klea Huta dhe Elgit Doda më në fund i kanë dhënë fund beqarisë.

Ata janë martuar në fshehtësi të plotë dhe lajmin e bukur sapo e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale.

Që të dy, kanë publikuar në Instagram pamje të shkëputura nga seti fotografik i realizuar në Marrakech.

“Unë thashë po, faleminderit që ekziston”, shkruan Elgiti duke qeshur, krahas fotos ku Klea shfaqet e veshur me fustan të bardhë.

Ndërkohë Klea ka postuar disa foto dhe ajo duket yll.

Moderatorja ka zgjedhur një fustan të bardhë të mbushur me perla, të kombinuar me flokët e zeza onde dhe një grim minimalist.

Kujtojmë se dyshja është në pritje të fëmijës së parë, që pritet të vijë në jetë së shpejti.