FOTO/ Edwige Fenech feston 70 vjetorin e ditëlindjes

498
Sigal

Ajo është një ikonë e bukurisë femërore të viteve 70’ dhe 80’ dhe në 24 dhjetor Edwige Fenech festoi 70 vjetorin e lindjes së saj. Me një karrierë solide, nga aktore në një drejtuese e rafinuar televizive dhe një producente e guximshme, bukuria e saj për vite me radhë ka tërhequr mijëra shikues dhe adhurues nga e gjithë Bota.

“Sot jam ajo që në moshën time përshkruhet ‘si një zonjë e bukur’, dhe kjo është mirë për mua”. Kështu kishte thënë në një intervistë për Repubblica.it disa vite më parë Edwige Fenech.

Sot në moshën 70 vjeçare ajo është e lumtur sepse ka një jetë të qetë.

Fenech e ka nisur karrierën e saj në fund të viteve 60, por fama e saj është rritur në fillim të viteve 70’, duke performuar role femrash provokuese në më shumë se 60 filma në komedi te ndërthurura me nuanca erotike.
“Natyrisht nuk do të ribëja gjithçka që kam bërë në atë kohë. Por sot është e lehtë ta thuash këtë. Në atë kohë kisha nevojë për punë, pasi kisha edhe një djalë të vogël për të rritur. Për shumë filma jam e lumtur që janë xhiruar, edhe pse kam pasur shumë debate për titujt e tyre”, u shpreh Fenech.
Në vitet 80’ aktorja e spostoi karrierën e saj në televizion dhe u bë një drejtuese e rafinuar, duke përballuar edhe spektakle të kalibrit si “San Remo” në vitin 1991.
Në vitet 90’ zgjodhi të merrej pothuajse ekskluzivisht me produksion kinematografik dhe televiziv, me kompaninë e saj “Imazh dhe Kinema”.

Pyetjes se çfarë është lumturia për të sot Fenech i është përgjigjur: “Sot lumturia për mua është të kesh qetësi dhe mbarësi në familje”.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri