Këngëtarja shqiptare kopjon Rihanën

460
Sigal

Rihana është një nga ikonat e muzikës botërore por gjithashtu edhe “look”-u i saj është shumë i preferuar nga shumë femra. Një nga këto femra mesa duket është edhe këngëtarja Krusita,e cila performoi në Këngën magjike pak kohë më parë.

Mbrëmjen e djeshme shumë fansa pas disa fotove të fundit të publikuara nga Krusita, ku ajo shfaqej me një pamje ndryshe kanë dalluar ngjashmëri e madhe mes Rihannës dhe Krusitës.

Në foton ku Krusita shihet me modelin e flokëve pas dhe me një look agresiv tipik të Rihannës, të shumtë kanë qenë ata që e kanë krahasuar këngëtaren shqiptare me yllin amerikan. Siç shihet dhe në foto e mëposhtme mund të themi me plot gojën se Krusita është artistja shqiptare që i ngjan më shumë Rihannës, të paktën kështu thonë fansat