Filmi parashikoi pandeminë, flet aktori protagonist: Isha i përgatitur për Covidin që para 10 vitesh

266
Sigal

Aktori Jude Law ka folur së fundmi për filmin “Contagion” (Infektimi), i cili flet për  historinë e një virusi vdekjeprurës. Në një bisedë me Jimmy Fallon, Law u pyet në lidhje me faktin se kaq shumë njerëz i janë drejtuar filmit “Contagion” mes një pandemie,  dhe ai u shpreh kështu:

“Më duket pak e çuditshme që të gjithë u kthyen për të parë filmin, në mes të asaj që po ndodhte vërtet”, i tha drejtuesit të emisionit. “Ju mjafton të ndizni lajmet, nuk keni nevojë të shihni filmin.”

Aktori tha se ishte i përgatitur për këtë pandemi, që prej 10 vitesh, pra, që prej publikimit të filmit. “Nëse jam i sinqertë, një nga kujtimet ose përvojat më ndikuese në atë film ishin mjekët dhe virologët që po na këshillonin,” tha ai.

Ata të gjithë shpreheshin se ideja e filmit është një histori “kur” dhe jo “nëse” do të ndodhë.”