Kursi i këmbimit/ Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!

322
Sigal

Monedha europiane është blerë këtë të premte me 123.8 lekë dhe është shitur me 124.3 lekë referuar kursit të këmbimit lokal duke mos shënuar luhatje të forta të vlerës në raport me ditët paraardhëse.

Ndërkaq Dollari amerikan blihet sot me 104.4 lekë dhe shitet me 105.3 lekë duke regjistruar një rënie prej 0.6 pikë nga dita e djeshme, referuar tregut valutor vendas.

Paundi britanik gjithashtu e ka mbyllur javën negativisht pasi ka shënuar një zbritje prej 0.6 pikë në raport me ditën e enjte teksa blihet sot me 135 lekë dhe shitet me 136.2 lekë.

Franga zvicerane është dobësuar këtë fund jave duke e mbyllur sot në kuotën e 114.6 lekë në blerje dhe 115.4 lekë në shitje./scan