Kryemadhi: Vetëm me arsim cilësor mund të sigurojmë punë të mirëpaguara për brezin e ri

292
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, me anë të një statusi në “Facebook,” ka shpërndarë një postim të Floida Kërpaçit, ku kjo e fundit shprehet se vetëm me arsim cilësor mund të sigurohen punë të mirëpaguara për brezin e ri.

Kryemadhi thekson se Shqipëria ka nevojë për ndryshim të sistemit arsimor, sa më parë.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Floida dhe rinia e Shqipërisë kanë të drejtë!

Vetëm me një arsimim cilësor mund të sigurojmë punë të mirëpaguara për brezin e ri dhe të ardhme për Shqipërinë.

Kemi nevojë për ndryshim të sistemit tonë arsimor, sa më parë!