Ellen DeGeneres, moderatorja amerikane  nxjerr në shitje supervilën

534
Sigal

Moderatorja e Ellen Show dhe gruaja e saj, aktorja Portia de Rossi, blenë këtë shtëpi disa muaj më parë por ato e kanë nxjerrë në shitje përsëri shtëpinë e tyre.

Ellen DeGeneres është duke shitur një shtëpi njëkatëshe të sapo rinovuar në Beverly Hills dhe ajo po kërkon të marrë 17.95 milionë dollarë për të.

Zonja DeGeneres, 61 vjeç, e bleu shtëpinë me pesë dhoma gjumi, e cila goditi tregun të martën duke shënuar rekorde në shifrat e ofruara.

Ajo e pagoi 15 milionë dollarë këtë vilë në shtator.

Banesa është e përbërë nga 5,100 metra katrorë dhe me rinovimin e bërë ka rezultuar në një kombinim të stilit të vjetër të Hollivudit me pajisje moderne dhe luksoze, thuhet në përshkrimin për shitjen e kësaj shtëpie.