Ndriçim Xhepa rrëfen momentet e fundit të Xhevdet Ferrit: Fundi ishte shumë i shpejtë

705
Sigal

“Mund të jem personi i fundit nga njerëzit e artit që e kam parë mbrëmë”, kështu shprehet aktori Ndriçim Xhepa, teksa rrëfen mes dhimbjes momentet e fundit të Xhevdet Ferrit.

Xhepa thotë se shkoi për ta parë mbrëmë në spital mikun e tij, ku po qëndronte prej një jave pasi u diagnostikua me kancer. “Mendoj se bëra mirë që shkova për ta parë. Nuk e di sepse ishte në gjendje shumë të rëndë”, tregon aktori.

“Mund të jem personi i fundit nga njerëzit e artit që e kam parë mbrëmë. Duke përjashtuar familjarët. Unë sa e mora lajmin që ishte shtruar në spital, kam shkuar aty. Bënë një lloj tolerance ata mjekët. Ndoshta bëra mirë, që shkova për ta parë. Nuk e di….sepse ishte në gjendje shumë të rëndë. Ishte me frymëmarrje me aparat. Kam komunikuar pastaj me të shoqen, nëse mund të bëhej ndonjë përpjekje. Por fundi ishte shumë i shpejtë, në 24 orë. Shumë e dhimbshme sepse ishim shumë miq bashkë, ne përkojmë edhe si kohë, si moshë kemi filluar në të njëjtën moshë bashkë. Kontributi më i madh i Xhodës ishte në një mori filmash që ka në kinematografi. Ishim bashkë te “Dasma e Sakos” te “Delegacioni”. Ishte vërtet një djalë i zgjuar, me shumë bagazh, një aktor me shumë shije”, tha aktori Xhepa.