E kritikuan për veshjen e zezë nga koka tek këmbët, reagon Kim Kardashian

92
Sigal

Veshja e yllit të “Keeping Up With the Kardashians” shkaktoi zhurmë në internet pasi u shfaq e maskuar në tapetin e kuq e gjitha në Balenciaga.

Ajo e shkroi në postimin për 253 milionë ndjekësit e saj: “Çfarë ka më amerikane sesa një bluzë nga koka te këmbët ?!”

Padyshim që kjo veshje është e frymëzuar nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West në albumin e tij më të ri “Donda”.

Nuk është hera e parë që Kim e bën diçka të tillë ,pasi ylli i “KUWTK”, Kim Kardashian, i çuditi të gjithë kur për të mbështetur sërish Kanye-n në Soldier Field u shfaq e veshur si nuse. Ata rikrijuan edhe një herë skenën e martesës së tyre, që u organizua në vitin 2014-të.

Në fund të spektaklit Kim dhe Kanye janë larguar nga stadiumi të kapur përdore si një çift i vërtetë. Ky moment u fiksua nga të pranishmit në event dhe bëri xhiron e rrjetit.