Me çanta të mbushura me drogë tentuan të kalonin kufirin, arrestohen tre shqiptarët në Greqi

194
Sigal

Janë kapur rreth 30 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Operacioni është finalizuar nga policia greke në Follerinë, në afërsi të Kapshticës.

Në pranga kanë rënë tre shtetas shqiptar, 33, 45 dhe 50 vjeç. Ata po tentonin të kalonin në këmbë kufirin e gjelbër, tri çanta që përmbanin 29 pako me 29 kg 110 gram marijuanë.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale materiale, 3 celularë me 3 karta SIM, 50 euro dhe 3600 lekë të reja shqiptare.