E akuzoi Cardi-n për tradhti! Offset reagon pas deklaratës

44
Sigal

Reperi i Migos pranoi se gruaja e tij, Cardi B, nuk e ka tradhtuar.

Në një intervistë në podkastin “Way up with Angela Yee”, Offset deklaroi se kishte pirë kur e akuzoi për tradhti muajin e kaluar.

Në intevistë, ai përshkroi një situatë zënke dhe në mes të debatit, ndërkohë që ishte “me të vërtetë i nxehur”, postoi në Instagram se ajo e kishte tradhtuar.

Ai theksoi se nuk e shihte të arsyeshme të sqaronte akuzën në mediat sociale, sepse ai e fshiu shpejt postimin. “Fshirja është e mjaftueshme sepse në fund të fundit ata nuk e dinë realisht se çfarë po ndodh me ne”, tha ai.

E akuzoi Cardi-n për tradhti! Offset reagon pas deklaratës

Cardi B dhe Offset u martuan në shtator 2017. Vajza e tyre, Kulture, erdhi në jetë në korrik 2018, ndërsa djali, Wave, lindi në shtator 2021. Offset ka edhe tre fëmijë të tjerë nga marrëdhëniet e mëparshme.