Detaji në bluzën e Rita Orës tregon dashurinë e artistes për vendlindjen

220
Sigal

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, na ka bërë krenarë të gjithëve me talentin e sukseset e saj.  Ajo nuk e harron asnjëherë origjinën dhe tregon me krenari që është shqiptare, madje ndonjëherë në intervista ajo flet shqip ose shkruan shqip në rrjete sociale.

Përveç veshjeve me flamuj kombëtar, ajo ka nisur të mbajw veshur edhe bluza me emër të qyteteve të ndryshme shqiptare. Së fundmi, sipas një faqe në “Instagram”, Rita është parë me një bluzë në të cilën shkruan ‘Pristine’, detaj ky që na bën krenarë të gjithëve.

Rita Ora po përflitet kohët e fundit për një romancë të mundshme me regjisorin e famshëm të filmave, Taika Waititi. Fillimisht ishte Rita ajo që nxiti thashethemet për lidhje, pasi publikoi në rrjete sociale një foto me regjisorin. Të dy ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Taika i kishte hedhur duart në qafë Ritës. Madje të dy ishin veshur gati njësoj me rroba nga marka e famshme “Gucci”.

Më pas, artistja shqiptare u fotografua teksa drekonte bashkë me regjisorin dhe personazhe të tjerë të famshëm në Sydney.
Dyshja dolën për herë të parë si çift para pak ditësh në në Sydney, Australi. Rita Ora dhe regjisori 45-vjeçar u panë duke dalë nga shtëpia e këtij të fundit në plazhin Bondi. Dyshja ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin ndërsa shijonin një shëtitje.

Edhe pse akoma nuk ka asnjë konfirmim nga dyshja, së fundmi Rita Ora është fotografuar duke shijuar një drekë romantike në Sydney me Taika Waititi. Dyshja dukeshin mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Edhe më herët lidhjet e këngëtares shqiptare kanë qenë në qendër të mediave por kësaj radhe është pak më ndryshe pasi në të është e përfshirë edhe një person. Kështu po përflitet në mediat botërore, pas publikimit të disa fotografive ku Rita shihet në përqafimin e Taikas dhe aktores Tessa Thompson. Ndërsa disa imazhe të publikuara më vonë tregojnë Taikan teksa puth Ritën dhe më vonë edhe Tessan.