Sigal

Reperi i njohur Mc Kresha është rikthyer fuqishëm me një projekt të ri me këngëtaren Fifi. Por, së fundmi kanë dalë edhe detajet e këngës që bashkoi dy zëra të fuqishëm të muzikës shqiptare.

“Psikopatja jote” është titulli i i këngës që konkurron në ‘Këngën Magjike’, titull për të cilin fansat e kanë akuzuar se është pa lidhje dhe se kënga bie në kontraditë.

 “Ka qenë një koment ku më kanë shkruar se titulli i këngës është pa lidhje dhe kënga bie në kontraditë me veten. Por kjo nuk është e vërtetë. Ajo nuk bie në kontraditë me veten, sepse secila femër e kontrollon burrin e saj. Nuk ka femër në botë, që nuk i shkon pas burrit të saj. Nuk ka femër në botë, që nuk i dërgon shoqet pas për ta kontrolluar, se ku po shkon. Përveç kësaj të gjitha femrat mendojnë, nëse e duan mashkullin, me të cilin janë apo jo”, u shpreh këngëtarja.