Miley dhe Cody shfaqin dashurinë hapur në publik, reagon ish-bashkëshorti i këngëtares

456
Sigal

Miley Cyrus dhe partneri i saj i ri Cody Simpson, ditët e fundit kanë lëshuar në rrjetet sociale deklarata të forta dashurie.

Ata shfaqen mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit, edhe pse kanë shumë pak kohë bashkë.

Por çfarë mendon ish-bashkëshorti i Miley, Liam, për këto deklarata?

Një burim ka zbuluar për “Enews” se aktori e ka lënë pas atë histori dhe se nuk ka shfaqur në asnjë moment interes për të ditur se çfarë po ndodh me Miley.

Burimi ka shtuar se asnjë e re që lidhet me këngëtaren nuk e surprizon më Liam dhe se ai është i fokusuar vetëm në jetën e tij.