Aktori i njohur luan historinë e tij

535
Sigal

Shumë shpejt do të realizohet një film mbi përpjekjet e aktorit Nicolas Cage për të pasur një rol në filmat e Quentin Tarantinos dhe në rolin kryesor do të jetë pikërisht ai vetë. Filmi i titulluar “Unbearable Weight of Massive Talent”, shumë shpejt do të jetë pjesë kompanisë filmike “Lionsgate”, e cila do të merret më prodhimin e tij. Filmi ka në qendër historinë e Cage, i cili është i pafat dhe e dëshiron dëshpërimisht një rol në një nga filmat e Quentin Tarantinos. Cage do të vihet në skena shumë qesharake, e gjitha për të parë sesa ai dëshiron të punojë me regjisorin. E gjithë ideja e filmit është që Nicolas bëhet një version i disa prej personazheve të tij më ikonikë dhe më të dashur.